Rina përmendi një bashkëpunim, kështu reagon Tayna

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Pak javë më parë, Rina Balaj, ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku zbuloi se mesa saj dhe koleges Tayna ishin qetësuar gjakrat.

E madje e pyetur nëse do të bashkëpunonte me të, reperja e njohur tha se ishte e gatshme për këtë. Ajo tha se jo vetëm me Tayna-n, por edhe me këdo tjetër.

Ndërkohë, Taynës në “Shiko kush luan” i është bërë e njëjta pyetje për Rinën. Reperja e dashur ka treguar se mes tyre nuk ka asgjë dhe se ka qenë e gjitha një keqkuptim.

Madje nuk i kurseu as lëvdatat, pasi tha se Rina është këngëtare e mirë. Tayna e pranoi se diss-at dhe thumbimet mes këngëtarëve ndodhin zakonisht për show, nisur edhe nga vetë emri “showbizz”.

Të ngjashme