Rita flet për idhujt dhe frikët e saj

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 09:43 | Nga

Rita Ora ka filluar të punojë në albumin e ri posa është liruar nga kontrata me shtëpinë diskografike “Roc Nation”, pronë e reperit Jay Z. Mirëpo, duket se Rita ende ka simpati ndaj ish-mentorit të saj, sepse për revistën “Cosmoplitan” e ka pranuar se ai dhe gruaja e tij Beyonce janë idhujt e saj më të mëdhenj. Ajo ka deklaruar se për ish-shefin e saj ka vetëm fjalë falënderimi.

“Jay është njëri nga idhujt e mi, ndërsa Beyonce është pa dyshim mbretëresha e saj. Kurrë nuk e kam ndërprerë të vlerësoj përvojën që e kam pasur me ata dhe gjërat që kam parë. Ishin mentorët e mi të shkëlqyeshëm. Bazohem shumë në ata”, ka deklaruar Rita. Këngëtarja ishte pjesë e thashethemeve për aferë dashurie me Jay-Z-in dhe thuhej se Beyonce këngën e saj të re “Lemonade” ia ka kushtuar pikërisht tradhtisë së saj. Por e tërë kjo ishte demantuar kur ato kishin pozuar bashkë në mbrëmjen “Met Gala”.

Duke folur për karrierën e saj, këngëtarja kosovare është shprehur: “Vërtet kam punuar shumë që prejse di për veten. Njerëzit hutohen me atë që shohin… shohin vetëm si Rita argëtohet. Nuk i shohin ditët kur punoj deri në 16 orë. Duhet të punoni shumë për të mbijetuar në këtë industri. Fakti se është duke jetuar në Nju Jork pasi është duke incizuar këngë dhe është pjesë e shout ‘American Next Top Model’ i ka edhe anët negative. “Më mungon Londra dhe shkuarja në klube nate me miqtë. Por duhet të sakrifikosh daljet me miqtë dhe të ngjashme”, ka deklaruar ajo.

Rita ka folur edhe për frikët nga të cilat vuan. “Nuk frikohem të them se kam shkuar edhe në terapi. Kam dikë me të cilin bisedoj një herë në javë. Njerëzit vuajnë për këtë, por për mua kjo është më shumë si një mendim për qëllime afatgjate. Jam një person i cili jeton ‘në moment’, prandaj kohë pas kohe më duhet të bëj diçka. Por nëse mendoj për këtë, atëherë më paraqiten mendime të frikshme”, thotë Rita, për të shtuar se prapë nuk lejon që kjo të ndikojë tek ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme