Rita kërkon falje për tekstin e “Girls”

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 09:01 | Nga

Rita Ora thotë se nuk ka menduar të fyejë askënd me këngën e saj të re “Girls”, që shërbeu për publikim të informatës se ajo është biseksuale.

Disa këngëtarë e muzikantë reaguan përmes rrjeteve sociale duke thënë se teksti i Rita Orës ishte “i dëmshëm”, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë botërore ka reaguar duke thënë se s’ka menduar asnjëherë të ofendojë komunitetin LGBT.

“‘Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Kam pasur lidhje romantike me gra dhe burra gjatë jetës dhe ky është rrugëtimi im personal. Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt”, ka shkruar ajo në Twitter duke shtuar se me artin e saj dëshiron të tregojë veten dhe të forcojë fansat e saj që të ndihen krenar për veten.

“Jam përpjekur vazhdimisht të jem kontribuuese për komunitetin LGBT gjatë gjithë karrierës sime dhe do të vazhdoj të jem”, ka thënë më tej ajo.

Kënga, e cila është bashkëpunim i Ritës me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX, u kritikua nga ata që besojnë se ishin nënvlerësuar lidhjet e gjinisë së njëjtë.

Hayley Kiyoko, këngëtare amerikane, kritikoi Ritën për fjalinë “Nganjëherë, dua të puth femra/ Vera e kuqe, vetëm dua të puth femra”, duke thënë se me këtë fjali janë lënduar për shkak “se nuk duhet patjetër të pihet verë për të puthur femra”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme