Rita Ora arrin në Australi, nuk duket shumë në qejf në ballkonin e hotelit ku është karantinuar

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora ka arritur në Sidney për të marrë pjesë si juri në “The Voice” të Australisë.

Këngëtarja nga Kosova e cila është e obliguar që të qëndrojë e karantinuar për 14 ditë me të arritur atje, është fotografuar nga paparacët gjatë qëndrimit të saj në hotel, shkruan Daily Mail.

Rita është parë në ballkonin e hotelit bashkë me motrën e saj, Elena Ora, e cila njëherësh është edhe menaxherja e këngëtares.

Këngëtarja është parë jo shumë në qejf derisa po qëndronte në ballkon dhe po tymoste cigare.

Rita dje ka publikuar këngën e saj më të re “Bang” në bashkëpunim me Imanbek. Kënga është mirëpritur shumë sidomos nga fansat e saj shqiptarë për shkak se në videoklipin e këngës ajo shfaqet me veshje kombëtare shqiptare.

“Bang” është pjesë e minialbumit të saj të ri i cili përmban katër këngë dhe disa bashkëpunime me artistë të famshëm ndërmombëtarë si David Guetta, Gunna, Imanbek e KHEA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme