Rita Ora i bashkohet filmit të Pokemonit

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 13:04 | Nga

Pasi u paraqit në trilogjinë e serisë “Fifty Shades”, Rita Ora tash ka marrë një rol tjetër.

Këngëtarja e kthyer në aktore në shumë raste i është ashkuar kastit të filmit “Detective Pikachu”, një film aksion që pritet të lansohet vitin tjetër.

Ryan Reynolds dhe Justice Smith pritet të jenë në filmin që ka për regjisor Rob Lettermanin, përderisa roli i Rita Orës është misterioz për momentin.

Këngëtarja është pjesë e kastit të filmit ku përfshihen edhe Ken Watanabe, Bill Nighy dhe Suki Ëaterhouse, gjithnjë sipas The Hollyëood Reporter.

“Detective Pikachu” pritet të lansohet në kinema më 10 maj të vitit 2019.

Puna e Ritës në projektet filmike do të vazhdojë të marrë shkëlqim.

Përpos “Detective Pikachu”, ajo po ashtu do të shfaqet në filmin “Wonderwell” një film shumë i pritur që ka për protagonistë yje si Carrie Fisher.

 Karriera muzikore e Ritës nuk po ndalet në anën tjetër. Ajo së fundmbi bashkëpunoi me Liam Payne për hitin “For You”.Ajo do të performojë më 17 shkurt në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë dhe vetëm katër ditë më vonë performon në ngjarjen më të madhe të muzikës britanike, Brit Awards 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme