Rita Ora dhe UNICEF organizojnë ankand online për dhurimin e fondeve

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, pak javë më parë mbajti një koncert live për UNICEF-in, përmes së cilit fansat që e ndoqën patën mundësinë të dhurojnë për fondin që po mbledh para për njerëzit e prekur nga kriza e COVID-19.

Tani, Organizata më e madhe Botërore e Fëmijëve në botë e cila e ka shpallur këngëtaren shqiptare ambasadore nderi, do të organizojë një tjetër aksion interesant për vullnetarët që duan të dhurojnë fonde.

Përmes platformës Wishio ata do të organizojnë një fond dhurimi online bashkë me Ritën, ku një nga dhuruesit i përzgjedhur si fitues në mënyrë rastësore, do të ketë fatin të kalojë një pasdite të këndshme me 29-vjeçaren.

“Rita Ora dëshiron të pijë një çaj me ju

Një fitues me fat do të marrë mundësinë që të rri me Ritën përmes videos, dhe të ketë një bisedë të mirë me thashetheme teksa shijon një çaj.

Për më tepër, Wishio do t’i dërgojë fituesit një çantë luksoze të mbushur me gjëra të ndryshme verë dhe ëmbëlësira gjatë bisedës me Ritën.

Për tu shoqëruar me Ritën, gjithçka që duhet të bëni është të dhuroni për organizatën e saj bamirëse të preferuar, UNICEF. Mos harroni, 100% e donacioneve tuaja shkojnë për bamirësi, dhe të gjithë kanë një shans të drejtë dhe të barabartë për të fituar!

Paç fat!”, shkruan platforma Wishio në uebfaqen e tyre.

Ndërkohë, edhe vet Rita përmes një video të hedhur në InstaStory, ka njoftuar fansat e saj për kampanjën në fjalë.

“Hej të gjithëve, unë jam Rita Ora, dhe si një ambasadore e UNCEF-it, unë jam duke mbledhur para për gjeneratën e prekur nga COVID-19. Krejt çfarë duhet te bëni është të dhuroni diçka për të pasur një shans të pini një çaj me mua. Nuk ka rëndësi se sa dhuroni, krejt paratë shkojnë 100 për qind për bamirësi. Faleminderit për të gjitha dhurimet tuaja”, ka thënë Rita Ora përgjat videos.

Ndërkohë, platforma Wishio ka treguar edhe kushtet për t’u bërë pjesë e garës bamirëse.

UNICEF është organizata kryesore botërore për fëmijë, që punon në 190 vende për të arritur fëmijët më të prekur dhe të përjashtuar nga shoqëria.

Ndërsa pandemia COVID-19 përhapet në të gjithë globin, puna e UNICEF-it është më e rëndësishme se kurrë. Përhapja kërcënon fëmijët tashmë të dobësuar nga lufta, sëmundja, uria dhe varfëria, mbijetesa e të cilëve varet nga kujdesi shëndetësor, ushqimi për të shpëtuar jetën, uji i pastër dhe furnizimet mjekësore.

Nëse nuk veprojmë tani, 6000 fëmijë në ditë mund të vdesin gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për shkak të zvogëlimit të shërbimeve shëndetësore, ushqyese dhe vaksinimit. UUNICEF ka ngritur një përgjigje globale për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit dhe për t’i mbrojtur fëmijët nga ndikimi i pandemisë.

Donacionet do të mbështesin punën jetike të UNICEF-it për të mbrojtur fëmijët në rrezik. 

Të ngjashme