Rita Ora: Diamantët janë shokët më të mirë të femrave

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 09:07 | Nga

Rita Ora me një veshje joshëse, mbuluar me diamante, i ka verbuar të gjithë.

Ylli i popit ka publikuar një video në llogarinë personale nbë Instagram ku shfaqet shumë seksi.

“Mbrëmjen e kaluar. Diamantet janë shokët më të mirë të femrave”, ka shkruar Rita në Instagram, transmeton Telegrafi.

Bukuroshja 26-vjeçare tregoi format e saj të mahnitshme me një korse të zezë të cilën e kishte kombinuar me një kapele me diamante.

Këngëtarja kishte dalë jashtë për darkë me miqtë e saj të cilët e inkurajonin që të këndonte “Happy birthday Mr President” ashtu siç bëri për John F. Kennedy në vititn 1962 Marilyn Monroe.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme