Rita Ora duket e afërt me regjisorin Taika Waititi gjatë një paraqitjeje në Australi

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora është parë duke marrë pjesë të premten mbrëma në një premierë artistike në Sydney.

Këngëtarja nga Kosova po shoqërohej në këtë ngjarje nga i përfoluri si i dashuri i saj i ri, regjisori Taika Waititi.

Rita dhe Taika, ndonëse në hyrje të vendit ku do të zhvillohej premiera nuk janë treguar shumë të afërt, këtë nuk kanë mundur ta evitojnë edhe gjatë qëndrimit brenda në sallën e Operës të Sydneyt.

Image

Në fotot e Daily Mail, këngëtarja 30-vjeçare shihet duke qëndruar dhe duke diskutuar shumë afër me regjisorin hollivudian.

Rita kishte hapur thashethemet se është në lidhje me regjisorin me prejardhje nga Zelanda e Re, pasi ditë më parë kishte publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shihej e përqafuar me të.

Image

Edhe burime pranë çiftit kanë thënë për mediat e huaja se ata janë në lidhje dhe se po e shijojnë atë në maksimum.

Rita ishte ndarë nga regjisori francez, Romain Gavras, në fillim të këtij viti pas një lidhjeje disa mujore.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme