Rita Ora duket mbresëlëse teksa performon në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ishte performuesja kryesore në “Sydney Mardi Gras” e cila njihet si parade e komunitetit LGBTI, të shtunën në mbrëmje.

Interpretuesja e hitit “Body On Me” mori vëmendjen kur u shpat e veshur me një kostum seksi ndërsa argëtonte turmën në ‘Sydney Cricket Ground’.

Sportive dhe me një pale çizme të larta deri në kofshë, 30-vjeçarja dukej në elementin e saj ndërsa interpretonte disa nga hitet e saj ndër vite.

Rita kishte veshur një pale doreza blu, krahas kostumit të saj, ndërsa dukej mjaft joshëse me këtë paraqitje.

Flokët e saj bjondë përshtateshin me fytyrën, teksa ishin lënë të lirshme mbi shpatullat e saj, dhe makijazhi i saj ishte jashtëzakonisht joshës, i përbërë nga një rimel me shkëlqim dhe qerpikë artifcialë.

Rita tregoi lëvizjet e saj mbresëlënëse të kërcimit ndërsa këndonte rreth skenës dhe në majë të një automjeti me balerinët e saj në qendër të stadiumit.

Më herët gjatë natës, Rita nuk mund ta përmbante eksitimin e saj ndërsa mbërriti në Stadiumin ‘Sydney Cricket Ground’ përpara performancës së saj shumë të pritur.

“Ne ia dolëm”, bërtiti ajo në një video, të cilën e nday me ndjekësit e saj në InsatStory.

Ishte muajin e kaluar, kur Rita u konfirmua si një nga emrat kryesorë që do të performonte në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, krahas emrave të njohur si: G Flip, Montaigne dhe Electric Fields.

Rita ishte e emocionuar gjatë performances së saj, duke i thënë turmës se ‘po përpiqej të mos qante’.

Kapërceu me emocione ndërsa performanca e saj po përfundonte, ajo tha: “Unë kurrë nuk do ta harroj këtë”.

Ylli me prejardhje shqiptare ka qenë duke e shfrytëzuar kohën më të mirë në Sydney javëve të fundit, që kur doli nga karantina e detyrueshme hoteliere 14-ditore australiane muajin e kaluar.

Rita do të shfaqet në sezonin e vitit 2021 të “The Voice Australia”, pasi është përzgjedhur të jetë anëtare e juries krahas emrave tjerë të njohur si: Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy. 

Të ngjashme