Rita Ora duket tërheqëse në pozat e reja me flokë të kuqe

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ajo është e njohur për flokët bionde – stil të cilit i qëndroi besnike për vite me radhë.

Por Rita Ora ndërroi stilin e saj të besueshëm, duke i bërë flokët e saj të kuqe në disa fotografi të reja të publikuara në Instagramin e saj të enjten.

Këngëtarja 30 vjeçare, dukej e pabesueshme në xhirimet e bëra në prapaskenën e xhirimeve të klipit të saj më të fundit, “Bang”, shkruan DailyMail.

Rita dukej rrezatuese në shumë çaste ndërsa merrte para kamerës poza të ndryshme.

Ajo mori një pamje vërtet joshëse, kur vuri një rimel të hijshëm prej argjendi, një buzëkuq ngjyrë rozë dhe hije të kuqe në vetullat e saj.

Këto fotografi, Rita i kishte dedikim për fansat që shohin videon e saj të re muzikore, pasi shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Disa nga prapaskenat për ju nga xhirimi i EP-së ‘Bang’! Faleminderit të gjithëve që e keni dëgjuar!”.

Rita zbarkoi në Australi në fillim të shkurtit për të xhiruar sezonin e ri të “The Voice”, dhe shfaqja tani ka përfunduar zyrtarisht prodhimin.

Sipas The Daily Telegraph të martën, prodhuesit e shfaqjes kanë xhiruar disa variante përfundimesh në mënyrë që ta mbajnë të fshehtë identitetin e fituesit.

Finalja u xhirua të dielën në Carriageworks në Sydney, me trajnerët: Rita Ora, Guy Sebastian, Keith Urban dhe Jessica Mauboy të pranishëm.

Në kontrast me thashethemet që zakonisht ndjekin “The Voice Australia”, personat e brendshëm thonë se juria sivjet ishte e drejtë dhe profesionale.

Tani që angazhimet e saj për xhirimet kanë përfunduar, Rita pritet të kthehet në Angli në javët e ardhshme. 

Të ngjashme