Rita Ora me dy këngë në top listat botërore, “Anywhere” kryeson renditjen

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 11:52 | Nga

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Vetëm disa ditë pas festave të fundvitit, këngëtarja publikoi këngën më të re që po pëlqehet tejet mase nga publiku.

“FiftyShadesFreed”, titullohet kënga e re bukuroshes sonë që e solli në bashkëpunim me Liam Payne.

https://youtu.be/eTk0An1OgBw

Kjo kënga ka gjetur veten në top pesë këngët më të dëgjuara gjatë 24 orëve të fundit sipas top listave botërore.

E në vendin e parë të renditjes është sërish Rita Ora me këngë që e ka sjell muaj më parë.

“Anywhere”, i cili deri më tani është shikuar mbi 61.6 milionë herë në YouTube, kryeson top-listat botërore edhe pas dy muajve të publikimit.

Aktualisht Rita gjendet për pushime në malet kanadeze teksa po shoqërohet nga i dashuri, këngëtari Andrew Watt.

Ndryshe, 27-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të vazhdim.

https://www.instagram.com/p/BdoFcMBnzEp/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme