Rita Ora e magjishme në performancën për “The Ellen Show”

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora po vazhdon me promovimin e videoprojektit të fundit “Bang Bang”. Megjithëse gjendet në Australi, kjo gjë nuk e ka ndaluar këngëtaren që të realizojë performanca të jashtëzakonshme për emisione të ndryshme në Amerikë. 

Së fundi ajo e dha një interpretim klasik dhe dramatik të këngës “Bang Bang” për emisionin “The Ellen Show”.

Rita e cila shkëlqente e veshur me një fustan të bardhë, në këtë performancë akustike që e vuri në pah vokalin e saj unik dhe të fuqishëm, shoqërohej nga një orkestër e instrumentistëve. 

Videoja tashmë është publikuar në platformën YouTube. 

https://www.youtube.com/watch?v=6wWA0xefbO0

Të ngjashme