Rita Ora “e ndez” atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe në shtëpinë e saj

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë, Rita Ora, është shprehur gjithnjë krenare për rrënjët e saj.

Megjithëse nga angazhimet e tepërta, i bie rrallë që të vijë në Kosovë, asaj i pëlqen shumë kultura dhe traditat shqipe.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se në shtëpinë e saj ka pasur festë, me rastin e festave të fundvitit.

Në një video të publikuar nga e ëma e saj, Vera, në InstaStory, Rita shfaqet duke vallëzuar plot ritëm me muzikë shqiptare.

Këngëtarja shqiptare dukej mjaft atraktive ndërsa kërcente nën ritmet e këngës “Valle kosovare”, teksa mbante në dorë një shami të kuqe.

Se i pëlqen të vallëzojë me muzikë tradicionale, këtë ajo e ka vërtetuar edhe gjatë koncertit të 100 vjetorit të Pavarësisë, më 17 shkurt.

Rita Ora kërcen shqip

Posted by N’Rm I on Wednesday, December 26, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme