Rita Ora e ngazëllyer për koncertin në Tiranë: Mezi pres të festoj me shqiptarët

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 09:46 | Nga

Rita Ora do të japë një koncert në Tiranë më 3 maj.

Këngëtarja me famë botërore në një postim në Facebook është shprehur shumë e lumtur që do të performojë në Sheshin Skëndërbej para shqiptarëve.

“Jam kaq shumë e ngazëllyer që do të shkoj në Tiranë, kryeqyteti gjithnjë në ndryshim i Shqipërisë, për një shfaqje të madhe në 3 qershor në sheshin e mrekullueshëm ‘Skënderbej’. Mezi po pres të festoj me të gjithë ju”-shkruan ylli i muzikës pop.

Kjo është hera e dytë që Rita performon në Shqipëri.

Ajo mbajti një koncert edhe para 6 viteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme