Rita Ora e nis ditën gjysmë e zhveshur

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora e filloi mëngjesin me një foto në të brendshme.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, i uroi fansat për ditë të mbarë me një imazh tërheqës.

Artistja u shfaq e veshur me një bluzë të zezë të shkurtër, ndërsa poshtë po mbante të brendshme.

Veshjen e kompletoi me një palë këpucë të larta, ndërsa realizoi fotografinë artistike për ndjekësit e saj të shumtë.

Rita vuri në dukje format e arrira pas përkushtimit maksimal në palestër dhe dukej shumë bukur.

Derisa po shijon suksesin e mini-albumit “Bang” dhe projekteve paraprake, Rita po punon rreth këngëve të reja.

Ajo vazhdon të qëndrojë në Australi tash e sa muaj, ku është e ngarkuar me disa punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme