Rita Ora ekspozon linjat joshëse, merr vëmendje me imazhe në bikini

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është padyshim një prej artisteve më të suksesshme, ndërsa është gjithashtu mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

31-vjeçarja sjell vazhdimisht imazhe në llogarinë  e saj në Instagram ku numëron mbi 16 milionë ndjekës.

Rita në një imazh të radhës ka theksuar linjat e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të zezë, teksa dukej tejet joshëse.

Teksa qëndron e shtrirë duke marrë rreze të diellit, këngëtarja theksoi gjoksin dhe blein e hollë, ndërsa kompletoi dukej me aksesor.

Ylli i muzikës ndërkohë po vazhdon angazhimet në “The Masked Singer UK” dhe “The Voice Australia” në panelin e jurisë.

Krijuesja e hitit “Anywhere” ndërkohë po shijon romancën me regjisorin, Taika Waitit, me të cilin u takua në Australi.

Ndryshe, kënga e saj e fundit është “Follow Me” në bashkëpunim me DJ Sam Feldt.

Të ngjashme