Rita Ora falënderon fansat: Ne bëmë histori sonte

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 09:46 | Nga Ekonomia Online
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon t’i shijojë sukseset e njëpasnjëshme të saj.
Rita së fundmi është bërë pjesë e shumë top listave britanike dhe amerikane, në disa prej të cilave ka bërë histori, shkruan lajmi net.

Artistja shqiptare ka hyrë në historinë e top listave britanike si femra me më së shumti këngë solo në top dhjetëshe.

Ajo po ashtu nuk po ndalet së performuari në vende të ndryshme ku mbrëmë ishte e pranishme në Madrid të Spanjës.

“Faleminderit për fansat e mi të mrekullueshëm që janë me mua në çdo hap të rrugës. Ne bëmë histori sonte dhe falë jush. Jam në Madrid për të performuar por nuk mund të pres deri në festimin e albumit të ri ‘Phoenix’ që lansohet me 23 nëntor”, shkruan Rita.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme