Rita Ora feston për këngën “How We Do” të realizuar nëntë vite më parë dhe për “Bang” me mbi 20 milionë dëgjime në Spotify

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Ajo tashmë ka zënë një vend të veçantë në tregun muzikor botëror.

Fjala është për artisten shqiptare, Rita Ora, e cila tani është shndërruar në një nga emrat më të pëlqyer e më të suksesshëm falë projekteve që ka sjellë ndër vite.

Biondja, e cila numëron miliona fansa në Instagram, së fundmi ka bërë një postim ku thotë se janë dy gjëra që duhet festuar këtë javë.

Në njërën anë flet për këngën “How We Do” që ka bërë nëntë vite që nga realizimi si dhe për “Bang” që ka arritur mbi 20 milionë transmetime në Spotify.

“Dy gjëra për të festuar këtë javë. Kënga ime e dytë ‘Hoë ëe do (Party)’ ka bërë nëntë vite. Ishte një moment shumë epik për mua në jetën time që ndryshoi gjithçka përgjithmonë. Unë u jam shumë mirënjohëse fansave të mi gjatë gjithë këtyre viteve! Dhe…”.

“Bang me mbi 20 milionë transmetime në Spotify. Tashmë. Nuk mund t’i kisha bërë gjithë këto pa ju të gjithë. Cilën këngë e keni shijuar më shumë?”, ka shkruar ajo.

“How we do” përndryshe ka kaluar shifrën e 60 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Të ngjashme