Rita Ora fotografohet për herë të parë me të dashurin e ri Romain Gavras

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora është fotografuar për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras.

Këngëtarja e “Girls”, 29-vjeçare, dhe krijuesi i videove muzikore, 39-vjeçar, u fotografuan duke u kthyer në shtëpinë e saj në orët e hershme të së shtunës.

Dalja dhe takimet e dyshes vijnë pasi deklaratave se ata janë në një lidhje serioze.

Artistja shijoi një natë në klubin ‘The Little Yellow Door’ në Notting Hill, Londër, të premten në mbrëmje për të festuar 30 vjetorin e lindjes së mikes së saj, Anda Vlasaku.

Rita ishte e shoqëruar nga partneri i saj i ri, Romain, ndërsa të famshmit tjerë të pranishëm në ndejë ishin edhe Vas J Morgan, Liam Payne me Maya Henry etj.

Çifti thuhet se qëndruan në festë deri në 6:30 të mëngjesit para se të ktheheshin në shtëpinë e Ritës në orën 7:00.

Rita shkëlqeu në një stil të veçantë të viteve të ’70, teksa zgjodhi një këmishë ekstravagante e xhinse të gjera.

Artistja shqiptare e kompletoi dukjen me një çantë dore ‘Christian Dior’ dhe një palë take të larta të bardha.

Ndërkohë i dashuri i saj po ashtu zgjodhi një palë xhinse më të errëta, një xhaketë të zezë, maskë të bardhë dhe syze.

Të dashurit e mëparshëm të Ritës ishin: Calvin Harris, Andrew Garfield, Rob Kardashian, muzikantin Andrew Watt dhe Ricky Hil.

Ylli shqiptar gjatë vetizolimit ka qenë duke punuar në projekte të reja, e cila gjithashtu ka shijuar kohën me miqtë e saj në fshat.

Të ngjashme