Rita Ora fotografohet për herë të parë në Los Angeles me të dashurin Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thompson

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Ajo për herë të fundit u pa nën shoqërinë e të dashurit Taika Waititi dhe aktores Tessa Thompson pas një feste në Sidnei.

Dhe Rita Ora u fotografua për herë të parë që nga imazhet të mërkurën, ndërsa dilte në Los Angeles, Kaliforni, për stërvitje.

Këngëtarja, 30 vjeçare, shfaqi linjat trupore në një palë tuta sportive ngjyrë të verdhë.

Për kompletimin e kësaj dukje sportive, biondja zgjodhi një palë atlete me ngjyrë dhe disa aksesorë përreth qafës e dorës.

Ajo bëri një stilim flokësh të thjeshtë, ndërsa përdori vetëm pak makijazh dhe shkëlqyes për buzë.

Rita dukej në humor të mirë, teksa në një nga imazhet po buzëqeshte duke vënë në pah një shkëlqim të fytyrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme