Rita Ora humb një person shumë të dashur, emocionon me fjalët për të

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora javët e fundit ka qenë kryetemë e medieve rozë, për shkak se theu rregullat e mbylljes në ditëlindjen e saj.

Ajo kishte organizuar festë në një restorant, në kohën kur Britania gjendet në izolimin e dytë për shkak të pandemisë.

Përmes postimit të fundit, këngëtarja shprehu ngushëllime për vdekjen e Suzanës, një fanse, që e kishte bërë edhe shoqe.

“Ndihem e shkatërruar të dëgjoj që e bukura Suzzane ka ndërruar jetë. Suzzane ishte një shoqe që erdhi nga një prej fan-page të mia. Ajo ishte gjithmonë një suportuese e madhe dhe me prezencë të mdhe në komunitetin e fansave të mi”, ka shkruar ndër të tjera Rita.

Ajo iu shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të saj, të cilëve ju thotë të mos ndjehen të vetmuar.

Ndryshe, Rita pas zhurmës për thyerjen e rregullave, kishte udhëtuar në Bullgari për të xhiruar këngën e re.

Të ngjashme