Rita Ora kërcen vallen e Tropojës gjatë koncertit në sheshin “Skënderbej”

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka krijuar një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej”, ku ka performuar disa këngë shumë të njohura nga repertori i saj. Në një moment, Rita kërceu dhe vallen e Tropojës.

Pasi kërceu nën ritmet e valles popullore në sfond, këngëtarja këndoi më pas këngën hit “Black Widow”. Ajo kishte veshur një body të zi, ku ishte ndërthurur detaji i shqiponjës dy krenare.

Trupa e baletit, që ishin veshur me të kuqe, kompletuan pamjen kuq e zi, dy ngjyrat e flamurit kombëtar.

Të ngjashme