Rita Ora kërkon që të ndihmohet Australia pas zjarreve

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Rita Ora, ka bërë thirrje publike që të ndihmojmë Australinë pas zjarreve që e kanë kapluar.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Rita kërkon që të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë krizë, njofton Klan Kosova.

“Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, ka shkruar Ora.

Siç raportuan media e huaja, mijëra njerëz kanë kaluar katër ditë në një gjendje stresi, por edhe mijëra persona janë evakuuar nga vatrat e zjarrit.

Të ngjashme