Rita Ora këtë muaj rikthehet me këngë të re, paralajmërohet “Flame”

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Ylli i muzikës pop, Rita Ora, thuhet se po rikthehet gjatë këtij muaji me një këngë të re të titulluar “Flame”.

Projekti rikthyes i artistes shqiptare “Flame” thuhet se është shkruar nga Dan Smith dhe MNEK.

Këngëtarja 30 vjeçare po përgatitet që të kthehet me këngën e re më vonë, këtë muaj.

Dhe është zbuluar se ajo ka punuar me krijuesin e ‘Happier’, 34 vjeç, dhe yllin e “Head & Heart”, 26 vjeç, ky i fundit ka bashkë-shkruar këngë për Little Mix, Dua Lipa, Beyonce dhe Madonna.

Një burim i tha The Sun se: “Flame” u shkrua pak kohë më parë dhe ka një potencial të madh.

“Ishte zgjedhje e natyrshme për të paraqitur për filmin dhe duket me të vërtetë mirë në të”.

“Flame” është vendosur të shfaqet në “Twist”, film ky i cili do të publikohet më 29 janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme