Rita Ora konfirmon performancën në Echo Awards

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 16:39 | Nga

Rita Ora ka konfirmuar performancën e saj në Echo Awards që mbahet në Gjermani.

“Jam shumë e ngazëllyer që të performoj në Echo Awars në Berlin”, ka theksuar Rita në postimin e saj në Instagram.

 

https://instagram.com/p/BhGxwtkn5Je/?utm_source=ig_embed

Më 11 prill superylli shqiptar do të performojë para publikut gjerman, ku pritet të ketë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Echo” është një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore gjermane.

Rita është edhe e nominuar për Echo Awards, e madje është e nominuar në një kategori me Dua Lipën.

Bukuroshja performoi edhe në Brit Awards, ku shkëlqeu në një përmbledhje spektakolare këngësh.

Vet Rita pritet që të fitojë ndonjë çmim në këtë ceremoni pasi këngët e realizuara në fundvit ishin hit, njëra pas tjetrës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme