Rita Ora konfirmon vendet e para të turneut 2018 në Evropë

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 09:11 | Nga

Rita Ora konfirmoi ditë më parë turneun e saj për vitin 2018.

Dhe, bukuroshja shqiptare ka sjellë edhe datat e para me lokacionet ku do të performojë në vitin 2018.

Ajo në maj pritet të performojë në disa prej qyteteve më të mëdha evropiane, përfshirë në vende si Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Belgjika.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse ajo do të ketë ndonjë performancë në Ballkan, që të jetë afër adhuruesve të saj shqiptarë.

Rita ndryshe pritet që të udhëheqë ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards.

Për këtë ceremoni të nominuar janë vet Rita, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Ndryshe, Rita Ora vazhdon të jetë ‘single’ dhe pritet të lansojë këngë të reja në të ardhmen e afërt.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme