Rita Ora mahnitet me muralin e saj të bërë në ndërtesën e lartë në Ferizaj

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shpërndarë në Instastory një fotografi të një ndërtese në Ferizaj, ku shihet murali me foton e saj.

Në këtë fotografi, Rita ka të veshura veshjet tradiocionale, me të cilat ka realizuar video klipin e saj të fundit.

“Më keni lënë gojëhapur”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë që ka shpërndarë.

Kjo veshje e Ritës ka bërë krenarë shumë shqiptarë, të cilët i kanë dhënë mijëra pëlqime e komente në rrjetet sociale.

Të shumtë kanë qenë ata që fotografitë e Ritës me veshje tradicionale i kanë shpërndarë në profilet e tyre, duke shkruar se Rita është krenaria e Kosovës.

Ndryshe, Rita Ora, e cila tashmë njihet botërisht për muzikën dhe zërin e saj, nuk ngurron ansjëherë të flasë për vendlindjen e saj Kosovën

Të ngjashme