Rita Ora mbetet pa fjalë nga befasia që ia bënë fansat nga Kosova

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora pranoi një dhuratë të këndshme nga fansat prej Kosovës.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor.

Artistja, kësaj radhe vendosi që në videoklip të shfaqej me kostume me motive kombëtare shqiptare.

Së fundi, Rita pranoi një befasi të këndshme në rrjete sociale, disa prej fansave të saj shqiptarë kanë vizatuar fotografitë e artistes nga klipi i fundit.

“Krenaria jonë”, thuhet në postimin, të cilin Rita e ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

“Woww! Talenti juaj është i pabesueshëm”, ka shkruar këngëtarja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme