Rita Ora më 1 mars publikon këngën e re me një mysafir special

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se më 1 mars do të publikojë këngën e saj të re.

“Only Want You” është kënga e saj që vjen në një bashkëpunim.

Ora ka shkruar në Instagram se mysafiri në këtë këngë është special.

“‘Only Want You’, kënga ime e re vjen më 1 mars në bashkëpunim me një mysafir special… bëhuni gati”, ka shkruar Rita Ora.

Të ngjashme