Rita Ora me dedikim emocional për të ëmën në përvjetorin e saj të lindjes

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen nëna e Rita Orës, psikiatria e njohur Vera Ora.

Me këtë rast, nëna e tre fëmijëve pranoi urime e dedikime të shumta nga miqtë e të afërmit e saj.

Një të tillë ia bëri edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ndërsa përzgjodhi disa imazhe të së ëmës dhe familjes që kanë realizuar ndër vitesh.

“Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë. Ajo është e papërshkrueshme por ajo ka një zemër te mrekullueshme, për të mos përmendur e mrekullueshme në gjithçka, dhe ajo është nëna ime”.

“Gëzuar ditëlindjen faleminderit që ishe mikesha më e mirë e imja. Dhe duke më bërë të buzëqesh në momente që mendova se nuk mundem përsëri. Sot është dita juaj”, ka shkruar mes tjerash Ora.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme