Rita Ora me dedikim të veçantë për tezen në përvjetorin e saj të lindjes

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron 16 milionë ndjekës, ndërsa nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme.

Biondja këtë herë në mesin e shumë postimeve për MTV EMA që ka hedhur në InstaStory, uroi edhe ditëlindjen e tezes me një fotografi të veçantë.

“Urime ditëlindjen tezja”, ka qenë mbishkrimi krahas imazhit.

Rita duket se ka një raport të mirë dhe mjaft të afërt edhe me anëtarët e tjerë të familjes, të cilët jetojnë në Kosovë.

Ora së fundmi ka qenë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV EMA, e cila këtë herë nuk ishte nominuar në asnjë kategori.

Të ngjashme