Rita Ora merr vëmendje me paraqitjen në kopertinën e revistës “Elle”

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që ka arritur suksese të mëdha përgjatë viteve.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova me famë ndërkomëbtare, Rita Orën, që tashmë ka zënë vend në çdo kopertinë të revistave më prestigjioze në botë.

Biondja së fundmi ka pozuar për Elle dhe ka mahnitur me paraqitjen e stilin e veçantë ndonëse është shfaqur më natyrale.

Rita duket atraktive me një kostum interesant blu me disa elemente të ngyrës kafe, e me pandofle të llojit të njëjtë.

Dukja pa makijazh e ka bërë të shfaqet edhe më në formë, pavarësisht se nuk është hera e parë që vjen e tillë.

“E rritur dhe gati për gjithçka. Faleminderit ekipit të mrekullueshëm të Elle që ndihmoi për ta sjellë këtë në jetë, 28 maj”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër Rita po kalon një periudhë të mirë në Australi me të dashurin e ri, regjisorin e “Thor”, Taika Waititi.

The Sydney Morning Herald të shtunën raportoi se 30 vjeçarja është ‘zhvendosur’ në shtëpinë e regjisorit 45 vjeçar në periferitë e pasura të Sydneyt në lindje. 

Të ngjashme