Rita Ora ndahet nga i dashuri

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora ka konfirmuar se është ndarë nga i dashuri i saj Andrew Watt me të cilin ishte në lidhje për 13 muaj.

Gazeta britanike “The Sun” raporton se këngëtarja me prejardhje nga Kosova, e konfirmoi ndarjen gjatë xhirimeve të intervistës në emisionin “The Jonathan Ross”.

Rita kishte nisur lidhjen me rokerin amerikan në gushtin e vitit 2017 kur u panë së bashku duke dalë nga një hotel në New York.

Jonathan Ross ishte i pari që përmendi ndarjen duke i thënë këngëtares: “Je beqare për momentin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme