Rita Ora ndezë skenën në Leeds pas publikimit të hitit Girls

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 16:45 | Nga

Rita Ora ka vazhduar me performancat e saj të mëdha në Britani.

Superylli shqiptar me famë në gjithë botën ka publikuar fimazhe nga performanca e saj e fundit në Britaninë e Madhe.

Ajo para publikut në Leeds performoi hitet e saj më të mëdha, përfshirë edhe këngën e re “Girls” me Beben, Cardi B dhe Charlie XCX.

Këngëtarja shqiptare ishte e veshur në të kuqe, me flokë të lëshuar dhe grim të thjeshtë.

Rita si gjithnjë falënderoi publikun edhe pas kësaj performance.

“Ju faleminderit Leeds që më lejuar që të bëj atë që dua më së shumti, të ju dëgjoj duke kënduar bashkë me mua këngën Girls ishte fantastike”, u shpreh Rita.

Këngëtarja shqiptare po shijon suksesin e bashkëpunimit që do të lansohet edhe me videoklip.

“Girls” tashmë është në top 5 në iTunes në ShBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme