Rita Ora nuk e harron Kosovën në koleksionin e saj të ri me Escada

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora, e veshur kokë e këmbë në të kuqe, u shfaq në mbrëmjen e ‘Escada’ me pamje nga Arc de Triomphe në Paris për të festuar bashkëpunimin e saj të fundit me markën gjermane.

Biondja prezantoi edhe një çantë në formë zemre të kuqe, për të cilën këngëtarja zgjodhi bamirësinë ‘Women for Women International’ për të dhuruar një përqindje të shitjeve të çantës dhe të hollat e fituara do shkojnë direkt për bamirësi në Kosovë.

“Koleksioni im kapsulë është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e gardërobës edhe të zërit të tyre”, ka thënë artistja shqiptare për linjën me 21 rroba e aksesorë që pritet të lansohen sot.

“Me koleksionin tim të kapsulave, unë dëshiroja të krijojë diçka të ndershme dhe të vërtetë – diçka për të gjithë dhe për çdo situatë. Doja të ofroja një gardërobë të plotë. Më pëlqen të vishem, por edhe të jem më ndryshe ndonjëherë”, vazhdoi më tej Ora.

Disa nga të pranishmit ishin shprehur se këngëtarja është “gjëja më e mirë që i ka ndodhur markës” që nga vitet e 80-ta dhe 90-ta.

Ylli shqiptar më vonë u shfaq në një veshje transparente dhe bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo me dukjen glamuroze.

Rita përndryshe në prill të këtij viti udhëtoi në Kosovë për të ndihmuar fëmijët e familjeve skamnore në vendlindjen e saj. Ajo po ashtu është edhe ambasadore e UNICEF-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme