Rita Ora nuk zhgënjen me imazhet e veshur me fustan të ngushtë

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora është ende në Australi, pasi do të jetë pjesë e “The Voice”.

Gjatë qëndrimit atje padyshim që po kalon kohë edhe me shoqëri, duke sjell imazhe edhe për fansat, shkruan Daily Mail.

Ajo së fundmi është parë duke shijuar kohën me të dashurin e saj Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thomspson.

Derisa po aludohet shumë për të në rrjete sociale, Rita ka zgjedhur që të mahnit ndjekësit në rrjete sociale.

Bukuroshja bionde së fundmi është parë e veshur me një fusta, duke bërë që t’i theksohet fiziku i formësuar.

Flokët i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh ka shkuar me disa nuanca më të hapura.

Pozat tërheqëse nga ana e saj tani janë bërë më të shpeshta, teksa edhe komentuesit po i presin mirë.

Të ngjashme