Rita Ora përshëndet fansat nga avioni, para nisjes në Tiranë

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 18:23 | Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është nisur nga Londra drejt Tiranës, ku pritet të mbajë në mbrëmje një koncert në sheshin “Skënderbej”.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka postuar një foto përshëndetëse në “Instagram”, ku ajo shfaqet me ndryshime në pamje, përkatësisht më flokë të kuqe.

Ylli i muzikës Pop ka ndarë me ndjekësit e saj foton e personit që e shoqëron dhe ai është i ati i Ritës.

Rita Ora u bën me dije fansave të saj se pas koncertit në Tiranë, e pret një tjetër koncert në Verona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme