Rita Ora plotëson amanetin e gjyshit, do të shkruajë skenar filmi

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 11:18 | Nga

Rita Ora mbetet një nga divat e muzikës shqiptare, e cila korri sukses në Amerikë. Por duket se Rita ka ndërmend të ndryshojë zhanër artistik së fundmi, transmeton KJ.

Në një intervistë për MTV artistja zbuloi se ka nisur të shkruajë skenarin e një filmi, gjë që e ka ëndërruar gjithnjë dhe që është edhe një lloj amaneti i gjyshit të saj, Besim Sahatçiu. Sahatçiu ka qenë vetë skenarist dhe para vdekjes së tij në 2005-ën, Rita shprehet se ai dëshironte që edhe ajo të bëhej skenariste.

“Gjyshi im ishte i paparë! Ai bënte filma dhe e mbaj mend një gjë të tillë, sepse para se të vdiste, ai më tha: “Kam dashur gjithmonë që ti të bësh filma. Dhe tani që po e bëj këtë, është kaq bukur. E di që ai po më sheh!”, u shpreh Ora.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme