Rita Ora pozon atraktive, me këmbën e ngritur lart paralajmëron performancën e radhës

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këtë javë ishte e pranishme në eventin më të madh të modës në botë, sfilatën e “Victoria’s Secret”.

Ajo vazhdon të jetë mjaft aktive me paraqitje të shumta në programe televizive, për të promovuar albumin e saj më të ri “Phoenix”, që i plotë do të publikohet më 23 nëntor.

Çdo aktivitet të sajin në muzikë, Ora e ndan me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, të cilët janë mbi 14 milionë vetëm në rrjetin social Instagram.

Jo të pakta janë edhe fotografitë provokuese që këngëtarja shqiptare publikon herë pas here.

Së fundmi, Rita ndau me ndjekësit e saj një imazh, ku shfaqej në qendër të skenës “People’s Choice”, në të cilën do të performojë të dielën.

E veshur me tuta sportive dhe me një këmbë të ngritur lart, këngëtarja Ora mori një pozë mjaft atraktive, e cila u komentua shumë nga ndjekësit.

“Shihemi nesër ‘Peoplechoice’, nuk mund të pres që të performoj për të gjithë ju”, janë fjalët e Ritës në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Përndryshe, ajo ka sjell muaj më parë edhe këngën “Let you love me”, e cila është pjesë e albumit, dhe që është pritur mirë nga fansat, duke u renditur lart në top listat britanike dhe amerikane. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme