Rita Ora publikon fotografi nga sauna, tregon linjat e përkryera të trupit në pozat me bikini

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka qenë shumë e angazhuar kohëve të fundit.

Ajo ka lansuar një këngë të re në bashkëpunim me Diane Warren, Sofia Reyes dhe Reik, teksa në këtë periudhë po transmetohet edhe spektakli “The Voice Australia” në kontinentin australian, ku Rita është anëtare e jurisë.

Ora gjithashtu është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Jo të pakta janë rastet kur artistja ndan edhe imazhe me përmbajtje provokuese, siç është rasti në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory.

Të ngjashme