Rita Ora “pushohet” nga puna përmes një mesazhi në Twitter (Foto)

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 15:38 | Nga

Të gjithë iu gëzuar faktit se Rita Ora u zgjodh si zëvendësuesja e super-modeles Tyra Banks në konkursin “American’s Next Top Model”.

Megjithatë ky “gëzim” zgjati vetëm një sezon, pasi Banka ka njoftuar se do të rikthehet në krye të programit në të cilin ka lënë gjurmë.

Madje, kjo e fundit ka njoftuar rikthimin përmes një mesazhi në Twitter ku ndër të tjera “pushonte” nga puna këngëtaren shqiptare.

“Më ka munguar shumë foshnja ime ANTM, kështu që mamaja do të kthehet”, ka shkruar ajo.

Tyra ka falënderuar Ritën për sezonin e vitit të kaluar ndërkohë që edhe kjo e fundit ia ka kthyer falënderimet e njëjta Tyras.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme