Rita Ora rrëfen në Berlin si performoi në shenjtërimin e Nënës Terezë

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 11:37 | Nga

Rita ka kënduar në shenjtërimin e Nënës Terezë në Romë.

Rita Ora ka qëndruar për pak ditë në Berlin me angazhimet e saj muzikore. Në një prej intervistave të saja realizuar në Gjermani, ajo ka folur pak mbi paraqitjen e saj në ceremoninë Oscars dhe për pjesëmarrjen në shenjtërimin e Nënës Terezë, vitin e kaluar.

“Të performosh në një ngjarje për Nënë Terezën ishte e pabesueshme. Isha e rrethuar me njerëz të ndryshëm nga mbarë bota dhe kisha plot emocione” ka treguar Rita Ora në këtë intervistë, , transmeton Koha.net.

Rita ka kënduar në shenjtërimin e Nënës Terezë në Romë, në mesin e artistëve tjerë që ishin ftuar për ngjarjen që u transmetua nga mediet kryesore të botës.

“Të kesh mundësinë të shkosh në Romë për mua ishte kënaqësi. Isha e rrethuar me plot njerëz, është e pabesueshme. Më pëlqen që e kam bërë atë gjë, dhe mendoj se kam bërë disa gjëra të mira gjatë jetës sime” ka treguar Ora.

Rita ka folur edhe për ceremoninë Oscars, ku ajo para disa vitesh këndoi krahas emrave të njohur botërorë të muzikës, në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve kinematografike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme