Rita Ora sëmuret, detyrohet të marrë antibiotikë gjatë xhirimeve të filmit “Twist”

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përveç muzikës ka shtrirë së fundmi aktivitetin e saj edhe në aktrim.

Ajo është bërë pjesë e filmit të ri “Twist”, ku ka fituar një nga rolet kryesore të këtij filmi, që do të publikohet së shpejti.

“Twist” është një ripërpunim i romanit të famshëm “Oliver Twist” të autorit Charles Dickens.

Teksa ka qenë vazhdimisht e angazhuar me xhirimet, duket se lodhja dhe ndikimet e gripit sezonal e kanë prekur paksa Ritën.

Ajo ka publikuar së fundmi në InstaStory një fotografi, ku shfaqet e shtrirë teksa merr antibiotikë, teksa në mbishkrimin e imazhit ka bërë të ditur se nuk e ka ndër mend të dorëzohet.

Rita shkruan se nuk do ta lejojë që gripi ta thellojë gjendjen e saj, madje do të bëjë të pamundurën që t’i kryejë xhirimet deri para ditëlindjes së saj, më 26 nëntor.

“Jo grip, nuk do të më marrësh! Ndërprerjet e xhirimit të filmit në kohën e drekës/pushimi i katërt. Unë jam në rregull, vetëm dua që të siguroheni që unë do ta përfundoj këtë gjë para ditëlindjes time të martën! Dhe t’ua sjell këtë film të mahnitshëm! #Twist”, ka shkruar Rita Ora në InstaStory.

Rita përndryshe këtë vit ka qenë tejet e angazhuar edhe në muzikë, duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit “Phoenix”, transmeton telegraf.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme