Rita Ora shfaq fizikun e formësuar pas stërvitjeve në një palestër në Sydney

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka arritur të fillim të muajit shkurt në Australi, për të marrë pjesë në “The Voice”.

Dhe si duket Rita Ora derisa është e angazhuar me punë, po qëndron aktive edhe me stërvitjet në palestër, shkruan Daily Mail.

30-vjeçarja është parë duke u larguar nga ushtrimet me trajnerin Rebel Wilson, ndërsa mori vëmendje të audiencës.

Rita zgjodhi të vishet me veshje sportive e gjithë në të zeza, duke theksuar kështu tiparet e bujshme trupore.

Flokët i kishte të kapura lart kokës, ndërsa syzet e mëdha bënë që fytyra e saj të mos vërehet krejtësisht.

Aksesorët as kësaj radhe nuk munguan, teksa u pa me qafore, vathë dhe unaza prej ari. 

Të ngjashme