Rita Ora shfaqet në poza provokuese pranë rojes atraktiv të plazhit me trupin e definuar

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Ajo mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit përpara xhirimeve të sezonit të ri të spektaklit “The Voice Australia”.

Dhe Rita Ora tregoi figurën e saj të jashtëzakonshme të trupit në një sërë veshjesh të ndryshme gjatë një realizimit të një fotosesioni në plazhin Maroubra të Sydneyt të hënën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa pozoi me një fustan me rruaza pranë një roje shpëtimi të plazhit.

Trupi i tonifikuar i Ritës, këmbët e dobëta dhe krahët e zhdërvjellët ishin të dukshme në kostumin me material të tejdukshëm, të cilin ajo kombinoi me taka ngjyrë ari, pavarësisht se ishte në rërë.

Ajo tregoi muskujt e saj, teksa pranë saj ndodhej edhe një shpëtimtar plazhi i veshur me rroba banje, i cili kishte një trup mjaft të definuar gjithashtu.

Flokët bionde të interpretueses së hitit “Body on Me” ishin lënë të lirshme dhe grimi i saj ishte magjepsës, i përbërë nga një rimel neoni metalik dhe një buzëkuq me shkëlqim.

Duke dëshmuar shkathtësinë e saj në industrinë e modës, Rita u pa gjithashtu duke pozuar mbi një biçikletë, e veshur me një bluzë të bardhë dhe geta të zeza të ngushta deri në lëkurë, që tregonin edhe një herë fizikun e saj të zbukuruar.

Një tjetër imazh e shfaqte Ritën me një dekolte të hapur, kombinuar me një minifund ngjyrë portokalli neoni që tregonte këmbët e saj të dobëta.

Veshje të tjera me të cilat ajo u paraqit në plazh përfshinin një fustan të bardhë të ngushtë me një numër xhufkash argjendi të stilit të viteve 1920.

Ajo gjithashtu veshi pantallona të zeza të ngushta deri në lëkurë.

Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me Taika Waititi, të dashurin e saj prej gati një viti.

Ajo është në Australi për spektaklin “The Voice Australia”, ku për të dytin vit radhazi është përzgjedhur si anëtare e jurisë.

Taika, 46 vjeç, gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në fazën e post-produksionit.

Rita së fundmi zbuloi se ngrirja e vezëve të saj ishte ‘gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë’ në një intervistë të sinqertë.

Këngëtarja me rrënjë shqiptare i tha The Independent se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu u deklaruar në lidhje me romancën e saj me Taikën, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” në kontinentin e largët.

Rita e lindur në Kosovë ngriu vezët e saj në moshën 24 vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27 vjeçare pasi kërkoi këshillën e mjekut të saj.

Ajo tha për procesin: “Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur! Unë mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë”.

“Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha Rita për The Independent.

Diku tjetër në bisedën e saj për këtë gazetë, ajo foli për romancën e saj me Taikën, duke thënë: “Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja”.

Ajo shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe ta ‘mbrojë atë’, përpara se të thotë se ka ndryshuar mënyrën se si shoqërohet tani në sytë e publikut.

“Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë. Nuk do ta kisha ditur nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha ajo.

Kur iu kërkua të shtjellonte, Rita tha se dikur ishte ‘aq besimtare dhe ndonjëherë e tepërt’.

Rita u njoh me regjisorin fitues të çmimit ‘Oscar’ në Australi në muajin shkurt, ndërsa ajo po merrte pjesë si paneliste në “The Voice Australia”.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun se dyshja filluan lidhjen ‘fshehurazi’ në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles në fillim të qershorit.

“Të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha burimi i brendshëm në atë kohë.

Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e “The Suicide Squad” më 2 gusht 2021 në Los Angeles.

Taika ishte martuar më parë me producenten e filmave, Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018.

Ata kanë dy vajza: Te Hinekāhu dhe Matewa Kiritapu.

Të ngjashme