Rita Ora shijon shëtitjet me biçikletë rrugëve të Sydneit shoqëruar nga aktori i njohur Russell Crowe

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptaro-britanike, Rita Ora ka kaluar kohë në Australi për të përmbushur angazhimet e saj për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

Dhe të mërkurën, ishte aktori australian dhe ylli i Hollywoodit, Russell Crowe, i cili i tregoi asaj pamjet e Sydneyt gjatë një udhëtimi me biçikletë rreth portit.

Russell, 57 vjeç, dhe e dashura e tij amerikane, Britney Theriot, 30 vjeçe, e morën Ritën për një shëtitje me biçikleta nëpër qytet, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” dukej e përsosur me një bluzë të zezë dhe geta të po së njëjtën ngjyrë.

Ajo tregoi një nxirje të errët në shëtitje, e cila u theksua nga shtresat e argjendta të arit rreth qafës dhe duarve të saj.

Rita gjithashtu kishte vendosur një palë syze dielli të zeza dhe një kaskë motorike të bardhë, duke e vendosur sigurinë në radhë të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme