Rita Ora shkëlqen në paraqitjen e fundit në tapet të kuq

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora ka treguar edhe një herë pse është një prej femrave më atratkive në gjithë botën.

Është paraqitja e saj më e fundit në Wilshire Ebell Theatre, ajo që ka tërhequr vëmendjen me parakalimin e saj në tapetin e kuq.

Bukuroshja shqiptare mori pjesë në tapetin e kuq të Trailblazers Honors.

Ajo në këtë ngjarje nga VH1 performoi edhe këngën “SoulSurvivor”.

Ceremonia prestigjioze që nderon politikanët, artistët, aktivistët dhe ikonat që kanë dedikuar kohën për fuqizimin e femrës kështu ka edhe vulën e Ritës në të.

Për grimin e Ritës është përkujdesur Kathy Jeung, për flokët Sami Knight, kurse stilist është Jason Rembret.

Rita Ora së fundmi u zbulua se pati një lidhje me Andrë Garfield, aktorin e njohur i cili vendosi t’i japë fund relacionit romantik me Ritën për shkak se nuk arriti të përballonte famën e saj. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme