Rita Ora shpreh ngushëllime për humbjen e Chadwick Boseman: Një superhero i vërtetë në skenë dhe jashtë saj

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Sot (e shtunë) në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare aktori i famëm botëror, Chadwick Boseman.

Aktori i cili luajti rolin kryesor në “Black Panther” ndërroi jetë në shtëpinë e tij pas një beteje katër vjeçare me kancerin e zorrës së trashë.

Humbja e tij ka shokuar mbarë opinionin, në veçanti fansat e kinematografisë dhe kolegët nga bota e Hollywoodit.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shprehu ngushëllime për vdekjen e aktorit, duke pubblikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët, të realizuar me Chadwick vite më parë.

“Një superhero brenda dhe jashtë ekranit. Shpreh dashurinë time te familja dhe miqtë Chadwick Boseman. Pusho në paqe”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Rita njashtu publikoi edhe në InstaStory një imazh bardhë e zi të aktorit të ndjerë, shoqëruar me fjalët “Prehu në paqe”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Për humbjen e Chadwick Boseman kanë shprehur ngushëllime edhe shumë emra të tjerë të njohur nga arti ndërkombëtar.

Të ngjashme