Rita Ora shton edhe disa tatuazhe në trupin e saj

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora ka pasur një fundjavë aktive, edhe pse ishte duke pushuar. Këngëtarja nga Kosova tërhoqi vëmendjen me pozën me bikini, të cilën e shpërndau në rrjetet sociale.

Ndërsa më pas, gjatë të dielës, ajo e ka vizituar një artist tatuazhesh për të shtuar edhe ca vizatime në trupin e saj.

Të njëjtat, biondja e famshme i ka shpërndarë në Instagram duke u treguar fansave të saj për tatuazhet e reja.

Një gjysmëhënë të vogël në krah dhe një kryq delikat në dorë, janë tatuazhet e reja të 29-vjeçares, e cila është e njohur për artin trupor.

Gjatë fundjavës që lamë pas, Rita e ka vazhduar argëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke marrë pjesë në festën e ditëlindjes të shoqes së saj, Sarah Barthel, në Beverly Hills.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme