Rita Ora me transformim të shpejtë në avion privat

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 13:36 | Nga

Ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora, festoi natën më të madhe të kalendarit muzikor britanik deri në orët e hershme të mëngjesit.

Por, pavarësisht kësaj, Rita Ora, nuk kishte kohë për të humbur, pasi menjeherë pas festës ajo iu drejtua avionit të saj privat me të cilin kishin destinacion Milanon për javën e modës, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja e hitit ‘’For You’’, duket se nuk bëri asnjë sy gjumë, pasi pikërisht në ambientet e avionit, u pa ndërsa po grimosej me shpejtësinë e dritës.

Ora e cila më 17 shkurt  performoi në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u pa e veshur vetëm në një palë sytjena dhe të brendshme të saj, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi stafi i saj tentonte një transformim sa më të shpejtë të 27 vjeçares me famë botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme